“… Mina qėndron e fshehur pėr shumė kohė, pėlcet kur vepron njė faktor i jashtėm. Ajo nuk dallon kėmbėn e njė ushtaraku nga kėmba e njė fėmije. Ajo nuk di se lufta ka mbaruar shumė kohė pėrpara. Nuk njeh marrveshje armėpushimi. Ajo mund tė shkaktojė viktima nė ēdo kohė.”

 

Mjafton kjo thenje per te kuptuar rrezikun e madh qe paraqesin minat dhe zonat e ndotura nga minat per  banoret  qe jetojne ne keto zona. Rreziku i tyre eshte afat gjate.

 

Retrospektive

Qarku i Kukėsit me njė sipėrfaqe prej 23374 km katrore dhe popullėsi prej 116,590[1]  banorėsh, ėshtė njeri prej 12 qarqeve tė Republikės sė Shqipėrisė me rezerva dhe pasuri te jashtzakonshme natyrore.

Nga 120 km kufi  politik me Kosovėn, 25% e tij vazhdon te mbetet i ndotur nga minat.

Pavarėsisht ndarjeve dhe rindarjeve adminstrative e politike, gjeografia e Qarkut tė Kukės ėshtė vazhdim i asaj tė Kosovės, urė e vetme territoriale midis Shqipėrisė dhe Kosovės, e lidhjeve shpirtėrore, kulturore e materiale midis kėtyre dy viseve tė Shqipėrisė etnike dhe ruatjes sė njėsisė sė saj.

Lidhjet legale ne mes Shqiperise e Kosoves jane bere nga Qafa e Morinės nė sektorin e kufirit midis rrethit tė Tropojes e Kosovės, Qafa e Prushit nė sektorin e kufirit Has – Kosovė dhe ajo e Morinit nė sektorin Kukės- Kosovė. Pėrveē kėsaj, popullsia e dy krahinave per tu lidhur me njera tjetren kane shfrytėzuar shumė shtegė-kalimeve kėmbėsore qė sigurojnė lidhjet midis kėtyre hapėsirave. Historia e qarkut tė Kukėsit nuk mund tė ndahet nga ajo e Kosovės.

 

Mjedisi dhe Zonat e minuara

Ndotja e mjedisit nga minat dhe UXO-t ne Shqiperine Verilindore eshte rezultat i konfliktit te armatosur i Kosoves i vitit 1999.

Ndotja e mjedisit shqiptar nga minat perfshin 120 km zone kufitare midis Shqiperise dhe Kosoves, nga Shishtaveci ne veri-lindje deri ne Cerem ne kufi me Malin e Zi ne Veri, deri ne 20 km ne thellesi te territorit te  Shqiperise. U ndoten nga minat  dhe u bene te paparedorshme 15 milion m2 toke shqiptare.

Minat tokėsore (minat Anti-Personel dhe Anti-Tank) te vendosura nga forcat toksore te ish-Republikes se Jugosllavise, municionet e paplasura, te hedhura nga artileria e forcave te ish Republikes Jugosllave , paisjet dhe llogoret ushtarake tė braktisura nga UCK, si dhe mbetjet e tjera shpėrthyese te hedhura nga NATO gabimisht ne territorin shqiptar (6 bombleta te mbetura), jane  ndotesit kryesore te ketije mjedsi te paster natyror te qarkut Kukes. Ata sot, pėrbėjnė rrezik real pėr banoret e 39 fshatrave te qarkut Kukes, duke marre jete njerezish e duke mbajtur te pashfrytezuar nje pjese te mire te territorit.

Ushtria Jugosllave gjate konfliktit Kosovar mbolli vdekjen nė tėrė gjatėsinė e kufirit shqiptar. Gjatė periudhės 1999-2005, nė rrethet Has, Kukės dhe Tropoje tė qarkut tė Kukėsit janė vrarė, plagosur apo gjymtuar 268 vetė prej tė cilėve 72 femijė.

Nė fillim tė vitit 1998, qeveria jugosllave nėpėrmjet forcave tė saj tė armatosura vendosi me dhjetra dhe qindra fusha tė minuara, grupe minash dhe mina tė veēuara pėrgjatė gjithe kufirit  me Shqipėrinė dhe nė Kosovė.

Tė friksuar nga shtrirja e konfliktit ne Shqiperi , pėr tė penguar kalimin e paligjshėm tė armėve, depėrtimin e trupave tė UĒK-sė nga Shqipėria nė brendėsi tė territorit kosovar, apo njė sulmi tė mundshėm tė forcave tokėsore tė NATO-s nga territori i Shqipėrisė, forcat ushtarake Jugosllave nuk morėn parasysh asnjė traktat ndėrkombėtar, shkelėn tė gjitha marrveshjet ndėrshtetėrore, midis Shqipėrise dhe ish Jugosllavisė duke vendosur me mijra mina brenda territorit shqiptar. Ky qe vetėm preludi i krijimit tė njė fushe gjigande tė minuar, tė njė hapsire nga mė tė ndoturat me kėto armė vrasėse tinzare nė tė dy anėt e kufirit, pėrvijimit tė krizės sė Kosoves.

Kurse gjate gjithe 79 diteve te bombardimit te NATOS, forrcat jugosllave vazhduan granatimin sistematik te brezit kufitar me mina kasete, te cilat shpesh here moren jete njerezish deri edhe ne fshatrat perreth Kukesit e madje edhe ne qytetin e Krumes.

Por duhet thene se me ndihmėn e  specialistėve ushtarkė tė NATO -s, ushtria Shqiptare reagoi me shpejtėsi.

Pas nivelit te Vezhgimit te Pare qe u be nga Forcat e Armatosura te Shqiperise ne vitin 1999 u identifikuan 102 zona te minuara te llogaritura afėrsisht ne 15 milion m2 toke.

Dėme njerzore dhe materiale …

 

Impakti social-Ekonomik dhe mjedisor

Ky rajon i’u ekspozua bobardimeve sistematike tė artilerisė sėrbe, madje dhe sulmeve tė njėsive paramilitare edhe nė brendėsi tė kėtij territori.

Mbi 3350 predha artilere u hodhėn mbi fshtarat kufitare. U goditėn objekte deri nė 25 km nė thellėsi tė territorrit tė qarkut tė Kukėsit.  Pėrgjatė 120 kilometrave kufirit deri 1,000 m nė thellėsi tė territorit tonė, nė njė sipėrfaqe prej afro 120 ha u mbollėn njė numėr i madh minash antipersonel, pa llogaritur ato suprizė, antitank, predhat e kalibrave tė ndryshėm dhe materialet e tjera luftarake tė paplasura qe u granatuan ne thellesi te territorit shqiptar.

39 fshatra u prekėn direkt nga vendosja e minave dhe granatimet prej tė cilėve:

·        11 nė rrethin  tė Kukėsit (Shishtavec, Borje, Zapod, Orgjost, Pakishi, Bele, Novosej, Morin, Bardhoc, Gjegjan dhe Kolsh.),

·        14  nė atė tė Hasit (Letaj, Dobrunė, Vlahėn, Gajrep, Cahan, Kishaj, Helshan, Krumė,  Zarisht, Myc-Has, Peraj, Pogaj, Golaj, Nikoliq.) dhe

·        14 nė tė Tropojės (Zherkė, Tropojė e Vjetėr (Aste), Kamenicė, Kasaj, Viēidol, Gegaj, Bytyc, Bucaj, Stobėrdė, Papaj, Zogaj, Padesh, Ēerem),

Shumė lagje, dhjetra familje dhe individė u larguan nga shtėpitė e tyre. Fshati Zherkė i rrethit tė Bajram Currit u minua dhe te gjithe banorėt e tij u dėbuan nga forcat e ushtrise jugosllave.

Nė njė farė mėnyre, Shqipėria u pėrfshi nė njė luftė tė padeklaruar me Jugosllavinė. U vranė 23 banorė dhe 68 tė tjerė plagosėn. U shkatėrruan 130 shtėpi dhe u dėmtuan 1,000 objekte te tjera social-kulturore si shkolla, qendra komunash, rrjete te furnizimit me energji elektrike etj.

Dėmtime serioze pati sistemi  vaditės, pemėtaria dhe blegtoria. Nė tė gjithė qarkun u dėmtuan mė shumė se 800 kokė gjedhė e njėthundrakė, mbi 3000 kokė tė imta, 1200 zgjoje bletėsh, etj.  Sipas llogaritjeve dėmi nė bujqėsi e blegtori kap shifrėn e rreth 2, 673 000 Dollarėv, ndėrsa nė sistemin vaditės dėmi ėshtė llogaritur nė masėn e 260 mije $ US. Dėmtime tė mėdha pėsoi infrastruktura rrugore, sidomos ajo e qytetit tė Kukėsit.

Fundi i krizės kosovare pėr banorėt e qarkut te Kukėsit shėnon fillimin e njė “krize” tė re, atė tė vazhdimit te “luftės” nė paqe, e cila u pasua  me viktima tė shumta nė njerėz e pasoja te tjera tragjike qė rėndojnė e do tė vazhdojnė tė rėndojnė edhe pėr njė kohė tė gjatė mbi kėta banorė.

Qė nga aksidenti i parė i datės 25 Mars 1999 deri mė sot janė regjistruar 

Ų     268 viktima prej tė cilave

Ų     34 tė vdekur,

Ų     12 me shikim tė humbur,

Ų     54 tė gjymtuar rėndė dhe 

Ų     168 tė plagosur me dėmtime tė  shkallėve  tė ndryshme,

pa llogaritur dhjetra bagėti, dėme tė tjera materiale dhe hapsira tė tėra, te cilat nuk mund tė pėrdoren pėr kullotje e nevoja tė tjera jetėsore pėr shkak tė ndotjes me kėto armė.

Statistikat tregojnė se zona mė e goditur ėshtė Tropoja me 140 viktima,  pasataj Hasi me 88 dhe Kukėsi me 40.   Dhjetra djem e vajza kosovare humbėn jetėn nė pėrpjekje pėr tė kaluar kufirin e pėr t’iu bashkuar Ushtrisė Ēlirimtare Kosovare.

Jo vetėm viktimat, por edhe tė gjithė banorėt e zonave ku kanė ndodhur aksidentet, ku janė vrarė, gjymtuar apo  plagosur ato, vazhdojnė tė vuajnė pasojat ekonomike, sociale e psikologjike tė kėtyre tmerreve; tė punojnė e tė jetojnė nėn peshėn e ankthit, pasigurisė pėr tė nesėrmen, privimeve nė shfrytėzimin e pronės e resuseve tė tjera natyrore pėr nevojat e ekonomisė familijare dhe kufizimeve te tjera qė nė cak tė fundit e dėmtojnė rėndė cilėsinė e jetės.

Nė kushtet e varfėrisė sė skajshme nė disa prej fshatrave tė zonave tė minuara, jetesa ėshtė bėrė gati e pamundur ose nė kufijtė e ekzistencės.

Madhesia mesatare e fermave eshte 1.5 ha dhe veprimtarite kryesore jane kullotat, bujqesia, mbledhja e drureve te zjarrit dhe veprimtari te tjera per te mbijetuar. Varferia dhe presioni per toke rriten me shume mbasi 75% e terrenit ne Veri eshte malor.

Megjithse shumica e njerezve jane informuar dhe kane marre edukim nga Shoqata VMA Kukes dhe Kryqi i Kuq shqiptar mbi rrezikun qe paraqesin minat, perseri vriten dhe plagosen njerez per shkak te presionit ekonomik qe i ben ata te perdorin tokat e ndoturua, livadhet per kullota e pyjet per dru.

 

Te debuarit kosovar dhe pasojat ekologjike mbi mjedsin

Qarku i Kukėsit ne 79 ditėt e bombardimit, nė ēdo dite, mbajti mesatarisht mbi 140 mije shqiptarė kosovarė tė dėbuarė me dhunė nga trojet e tyre. Pėr kėtė periudhė kohore, nė pikėkalimet kufitare tė kėtij qarku,  kaluan 418,135 banorė tė dėbuar nga Kosova prej tė cilėve 368,688 nė Morin tė Kukėsit, 55,377 nė Qafė Prush tė Hasit dhe 110 nė Padesh dhe Qafė tė Morinės tė rrethit tė Bajram Currit. Gjatė kėsaj kohe, kėtu shpėrndaheshin mesatarisht 120 – 130 tonė ndihma ushqimore e kryheshin rreth 2,000 vizita mjekėsore.  Kanė pėrfituar nga trajtimi mjekėsor 147,222 vetė prej tė cilėve 76,605 fėmijė. Nė spitalet Kukės dhe Krumė u shtruan 14,589 vetė dhe 220 prej tyre iu nėnshtruan operacioneve tė rėnda. Janė mbajtur nėn kontroll 3,500 tė sėmurė kronikė. Nė repartin gjinekologjik janė asistuar 3,850 gra. Prej tyre 450 janė shtruar dhe 351 kanė lindur. Vdiqėn pėr shkaqe natyrore dhe u varrosėn 206 kosovarė prej tė cilėve 170 nė Kukės dhe 36 nė Has.

Per pasoje e tere infrastruktura e qarkut Kukes u vu ne sherbim te refugjateve, e cila u amortizua teresisht. Pasoja tejet shkaterruese per infrastrukturen pati mbėrritja e kosovareve te debuar. Ndotja e ambientit qe jashtzakonisht e larte. Me dhjetra mbeturina plastike perfunduan ne liqenin e Firzes. Mjaft vend-qendrime kampesh u kthyen ne toka djerre.  Edhe sot pas 7 vjetesh Kukesi po vuan pasojat e shkaterrimit te ambientit dhe infrastruktures nga masa e madhe e refugjateve.

Pas largimit te refugjatve Komuniteti nderkombetra e kaloi ne heshtje te plote pasojat qe la mbi natyren dhe mjedisin  levizja e nje mase kaq te madhe njerėzish ne qarkun e Kukesit. Mjafton te besh nje shetitje perqark Kukesit te shohesh pasojat e ketije eksodi masiv mbi mjedisin edhe sot.  Ndoshta nuk eshte vone per t’u rene kembanave te alarmit per te parandaluar ndotjen e metjeshme te ambientit te Kukesit i cili ne keto kushte nuk mund te kthehet ne nje burim zhvillimi per eko-turizmin.

Bujaria e kuksianeve kurre nuk u shperblye. Madje u shperdorua dhe u keq perdor. Premtimet e komunitetit nderkombetar shume shpejt u harruan.  

Puna qe eshte bere per cminimin e Zonave te ndotura nga minat gjate viteve 1999-2005

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1999, qeveria shqiptare vendosi tė zbatonte Standardet Ndėrkombėtare tė Veprimit ndaj Minave.

Nė tetor 1999, u krijua Komitetit Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC) me pjesemarres nga disa ministri dhe donatore te huaj i kryesuar nga zvėministri i mbrojtjes,

Nė vazhdim u krijua edhe Qendra  Shqiptare e Veprimi ndaj Minave (AMAE), organ ekzekutiv i posaēėm pėr kordinimin dhe monitorimin e Programit tė veprimit ndaj minave nė Shqipėri

Nė kėtė kuadėr, krahas  punės sė madhe tė bėrė nga ushtria shqiptare pėr identifikimin dhe markimin e zonave tė minuara, shoqatat e specializuara si RONCO, HELP, SFD, DCA-ACT, vazhduan punen humanitare per cminimin e zonave te kontaminuara. Keshtu deri ne fund te vitit 2005 eshte cminosur  rreth 85 % e zonave. Cminimi i plote i zonave te ndotura do te perfundoje ne vitin 2009. Ne fund te vitit 2006, Qarku i Kukesit do te jete i lire nga efektet e minave.

Ne kuadrin e veprimit ndaj minave,  kontribut tė madh kane dhėnė edhe “VMA-Kukes” – Shoqata e Viktimave tė Minave dhe Armėve,  sidomos nė drejtim tė edukimit pėr rrezikun nga minat. Edhe per kete faktor eshte bere e mundur ulja e aksidenteve nga minat nga 187 ne vitin 1999 ne 1 rast ne vitin 2005.

Ajo gjithashtu ka ndihmuar per integrimin e tyre social, jetėsor dhe ekonomik. Nga VMA-Kukės eshtė bėrė njė punė e madhe pėr ndėrgjegjėsimin e opinionit publik, organeve shtetėrore, organizatave humanitare jo-qeveritare, fondacioneve tė ndryshme pėr kėthimin e vėmendjes ndaj kėsaj kategorie tė pamundur dhe nė nevojė dhe varfėrisė sė skajshme tė zonave ku ata jetojnė.

Ne kete kuader shoqata ka publikuar edhe disa libra si “Kujdes nga Minat”, “Rreth Krizes se Minave ne Qarkun Kukes”, “Histori te vėrteta” e me mijera fletėpalosje me mesazhe sigurie, etj.

Minat e pastruara nga kompanite e ēminimt

 

Nr

Pėrshkrimi

Nr i minave tė gjetura

1

AP- Mina antinjeri

8,560

2

Mina antitank

132

3

UXO-t e municione tė paplasura

3,275

4

Municione tė tjera (bomba,  raketa etj.)

84

5

Total 

12,051

 

Per cminimin e ketyre zonave nje ndihme jashtzakonisht te madhe kane dhene donatoret e huaj, pa te cilet nuk do te ishte bere e mundur cminimi i territorit shqiptar.

Ketu do te theksonim ndihmen dhe mbėshtetjen e fuqishme financiare te Departamentit te Shtetit te Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Komuniteti Europian, PNUD-i, Kanadaja,  Zvicra, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, ITF-ja, Difid etj.

 

Zonat e ndotura dhe  zhvillimi i Ekoturizmit.

Natyra dhe mjedisi i Qarkut tone jane nje burim krenarie per te gjithe banoret. Malet e larta, pyjet, kullotat alpine, perrenjte dhe liqenet e shumte jane nje baze e paimagjinueshme per zhvillimin e eko-turizmit. Por pervec varferise, mjedisi I Kukesit vazhdon te mbetet I ndotur, natyra dhe pasurite qe ofron per ekoturizem vazhdojne te mbeten vetem endrra e deshira te parealizuara. Madje ato ende nuk shihen si burime zhvillimi.

Impakti i ndotjes se mjedisit deri tani nuk eshte vleresuar sa dhe si duhet. Ka burime ujore ne qarkun Kukes qe jane perseri te bllokuara nga zonat e minuara. Pllajat e bukura tashme te zhveshura gjate cminimit vazhdojne te jene te pasigurta per shkak te ndotjes me mina dhe municione te paplasura.

Duhet theksuar se vete procesi i cminimit ndikon ne degradimin e tokes, pasi pergatitjet e tokes per cminim dhe cminimi mekanik shkaterrojne ato burime aq te nevojshme dhe te pakta si druret per ngrohje, frutat e pyllit dhe kulloten per bagetine. Ri-pyllezimi, rehabilitimi i kullotave, ruajtja e tokes se punueshme dhe mbeshtetja e procesit te cminimit nga komunitetet e prekura nga minat duhet te jene pjese e zgjidhjes se problemeve te mjedisit ne Qarkun e Kukesit.

Megjithse rreth 85 % e ketyre zonave jane cminuar, akoma nuk eshte marre ndonje mase konkrete per ri-pyllezimin e zonave te zhveshura nga bimesia gjate procesit te cminimit.

Shoqata VMA Kukes ka vleresuar se per transformimin e shpejte te rreth 1000 Ha te ketyre zonave te cminuara, per kthimin e tyre ne “identitet”  duhen rreth 2 milion $ US.

Eshte me vend te theksohet se cminimi dhe kthimi i zonave te ndotura ne identitetin e meparshem natyror ka kosto shume te larte. Nese kosto per prodhimin e nje mine eshte 3-10 $, kostoja per heqjen e saj i kalon te 50 $ US. Cminimi i 1 m2 toke kushton mbi 10 $US. Kjo do te thote se pasojat e ndotjes pervec te tjerave kane edhe kosto shume te larte ekonomike e cila shton permasat e varferise.

Si konkluzion do te thoshim se minat dhe zonat e minuara kane patur nje ndikim teper te madh ne ndotjen e mjedisit te qarkut Kukes. Prandaj eshte e domosdoshme qe pushteti local te perfshije ne planet e veta ri-gjenerimin e zonave te cminuara per ti kthyer ne burime per zhvillimin e eko-turizmit.

 

 


---

[1] Sipas Regjisrtimitė Statistikave te Zyres Gjendjes Civile prane Prefektit te Qarkut Kukes, shkurt 2006